Marrëveshja 302 milionë dollarëshe me SHBA, Vengu: Financimi më i madh në historinë e mbrojtjes
vIsh-ministri i Mbrojtjes, deputeti i Partisë Socialiste Pirro Vengu, deklaroi se marrëveshja e huasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është marrëveshja më e madhe e financimit në historinë e mbrojtjes së vendit, që mundëson blerjen e sistemeve, pajisjeve dhe armatimit amerikan. Në një intervistë televizive, Vengu u shpreh se falë kësaj marrëveshjeje, 302 milionë dollarë shkojnë për një Shqipëri më të sigurt. Sipas Vengut, “siguria kombëtare është mbi politikën dhe për të duhet gjithmonë konsensus”. “Gjykoj edhe njëherë që një prej arsyeve pse e bëmë ndoshta me këtë shpejtësi marrëveshjen është sepse bota nuk pret që ne të zgjidhim se kush e do më shumë NATO-n në Kuvendin e Shqipërisë. Bëhet fjalë për një program financimi armatimesh me kredi nga pala amerike. Pra Shqipëria...
Burimi:
javanews.al