‘Manuali i viktimizimit dështoi në gjykatë’/ Pano: Fëmijët s’duhet të përdoren për kauza ideologjike të të rriturve

‘Manuali i viktimizimit dështoi në gjykatë’/ Pano: Fëmijët s’duhet të përdoren për kauza ideologjike të të rriturve

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas vendimit të gjykatës lidhur me kërkesën për urdhër mbrojtjeje ndaj tij dhe Pastor Akil Pano. Ai deklaron se tentativa për të kufizuar reagimet dhe komentet publike mbi një aktivitet ku ishin përfshirë fëmijë ka dështuar, duke e cilësuar çështjen si një përpjekje për të mbyllur debatin publik përmes viktimizimit. Në reagimin e tij, Pano thekson se ai dhe Pastor Akil Pano nuk kanë pasur asnjë kontakt apo kërcënim ndaj personave të përfshirë, por vetëm kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj përdorimit të fëmijëve në mesazhe publike dhe ideologjike. Pano shton se vendimi i gjykatës konfirmoi, sipas tij, rëndësinë e lirisë së fjalës dhe të drejtës për debat publik pa...