“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se mandati i kryeministrit Edi Rama “ka zero legjitimitet” dhe njoftoi nisjen e një diskutimi të gjerë mbi programin e opozitës për zgjidhjen e sfidave kryesore të vendit. Gjatë takimit për infrastrukturën të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës në PD, Berisha theksoi se vendi përballet me probleme të thella, duke përmendur korrupsionin në nivel të lartë, vjedhjet e fondeve publike, rritjen e çmimeve dhe situatën e varfërisë që prek një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve. Ai akuzoi kryeministrin Rama dhe disa prej zyrtarëve të tij si protagonistë të disa prej aferave më të mëdha korruptive në vend dhe kritikoi reagimin e qeverisë ndaj hetimeve dhe sistemit të drejtësisë. Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta secilit prej...