Mandati i Belinda Ballukut/ Murrizi: Zvarritja e procesit dëmton hetimin! Provat mund të jenë zhdukur
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe të drejtësisë, duke u ndalur te shtyrja e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar nga SPAK. Sipas tij, heqja e imunitetit të një deputeti është një hap kyç, pasi i hap rrugë kontrollit të banesës dhe vendosjes së masës së arrestit, ndërsa zvarritja e procesit për muaj me radhë e bën të pavlefshëm çdo veprim hetimor. Ai theksoi se pas tre muajsh “tollovi”, kontrolli i banesës humbet vlerën hetimore, pasi provat mund të jenë zhdukur. “Çfarë do gjesh në një kontroll banese kur i thua paraprakisht se do të kontrolloj pas tre muajsh?”, u shpreh Murrizi në News 24, duke shtuar se vlera reale e hetimit...
Burimi:
sot.com.al