Malltezi: Zhvendosja e mbetjeve toksike në Porto Romano shkel ligjin, ‘ndotësi duhet të paguajë’

Malltezi: Zhvendosja e mbetjeve toksike në Porto Romano shkel ligjin, ‘ndotësi duhet të paguajë’

Jamambër Malltezi ka reaguar lidhur me operacionin për zhvendosjen e 102 kontejnerëve me mbetje toksike në Porto Romano, duke ngritur akuza për moszbatim të ligjit dhe menaxhim të gabuar të situatës. Në një status në rrjetet sociale, ai thekson se, sipas parimit ligjor “ndotësi paguan”, përgjegjësia për trajtimin e mbetjeve duhet të bjerë mbi subjektin që i ka krijuar ato, dhe jo të zhvendosen nga një zonë në tjetrën brenda vendit. Sipas Malltezit, Shqipëria nuk ka kapacitete për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme, ndaj zgjidhja duhet të ishte dërgimi i tyre për përpunim në vende të specializuara jashtë vendit, me kosto të përballuar nga ndotësi. Ai akuzon qeverinë se po vepron ndryshe, duke e cilësuar situatën si një skandal që, sipas tij, rëndon më tej...