Lufta në Iran, eksperti qetëson qytetarët shqiptarë: Janë shumë larg nesh

Lufta në Iran, eksperti qetëson qytetarët shqiptarë: Janë shumë larg nesh

Eksperti i sigurisë Dritan Goxhaj, i ftuar në emisionin Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka theksuar se Shqipëria është shumë larg asaj që po ndodh në Iran. Sipas tij, iranianët e strehuar në Manzë nuk kanë asnjë rëndësi në Iran. Ai tha se MEK nuk pati asnjë protestues në terren gjatë protestave në janar. Pjesë nga biseda: Borakaj: Kur mbaron lufta? Goxhaj: Nuk mbaron me fuqinë ushtarake, ka të bëjë me presionin ekonomik. Donald Trump këtë vit ka zgjedhjet. Ai bën vetëm llogari. Sot 3 në 4 amerikanë janë kundër luftës. Të jemi të bindur që Trump do të gjejë një rrugëdalje, sepse përndryshe humbet zgjedhjet në nëntor. Edhe nesër mund ta ndalë luftën, thotë: ‘e vramë Ajatollahun’. Irani nuk është...