Lufta ndaj piraterisë dixhitale, kërkohet ngritja e një taskforce për të goditur fenomenin

Lufta ndaj piraterisë dixhitale, kërkohet ngritja e një taskforce për të goditur fenomenin

Institucionet duhet të marrin më shumë masa për të luftuar piraterinë digjitale. Në Këshilli e Integrimit, përfaqësues të Kuvendit u lanë kohë autoritetit të Mediave Audiovizive, Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Tatimeve të hartojnë një memorandum bashkëpunimi për ngritjen e një task force të përbashkët kundër piraterisë. Gjatë diskutimeve kryetarja e Ama-s, Armela Krasniqi, theksoi se ky fenomen nuk kufizohet vetëm te kopjimi i paligjshëm, por është kthyer në një aktivitet të organizuar që shfrytëzon teknologjinë. “Ajo përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për funksionimin e tregut audioviziv, për cenimin e subjekteve të ligjshëm, për dëmin real të tyre. Megjithatë, këto mundësi për të zhvilluar këtë aktivitet të paligjshëm, pirateria televizive dëmton operatorët që investojnë në mënyrë të ligjshme, në përmbajtje...