Lubonja: Rama formoi një bandë të madhe për ‘eliminimin’ e Berishës dhe Metës
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar gjyqin ndaj Ilir Metës në GJKKO. I ftuar në News 24, Lubonja u shpreh se kafazi ku qëndronte Meta në gjyq është i tepruar, ndërsa shtoi se gjyqi ndaj tij është politik. Tashmë me Ramën kryeministër prej disa vitesh ky sistem , sipas tij, pësoi mutacion pasi Rama eliminoi me bandën e tij Berishën dhe Metën. Lubonja: Gjëja që më bëri përshtypje ishte kafazi. Mu duk e tepruar e shëmtuar, përgjithësisht. Pastaj, lidhur me çështjen që kemi kaq kohë nëpër gojë shoh disa plane. E para, a është gjyq politik apo është ndonjë gjyq që e bën drejtësi e pavarur. Duke u nisur me deduksion mendoj se është politik. Drejtësia nëse do ishte e pavarur, duhet të kishte përdorur të njëjtën standard...
Burimi:
syri.net