LIVE/ PS refuzon SPAK për Ballukun, nuk jep autorizim për arrestimin e ish-zv.kryeministres. Rama: S’ka akuzë për korrupsion. Reagon Berisha, PD thërret qytetarët në protestë
Partia Socialiste ka vendosur të refuzojë kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut. Vendimi i maxhorancës u bë publik sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ku kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja argumentoi se pas largimit nga detyra të Ballukut, tashmë ka një realitet të ri dhe SPAK mund t’i vijojë hetimet edhe pa masën e arrestit. Rekomandimi i PS-së është depozituar tashmë në Kuvend, ku ndodhet edhe rekomandimi i demokratëve që kërkojnë hapjen e rrugës për arrestimit të ish-zv.kryeminsitres. Votimi në Parlament është parashikuar për t’u zhvilluar ditën e enjte, në të njëjtën ditë kur demokratët kanë paralajmëruar një protestë kombëtare. Përditësimet LIVE 13:16 Zbardhet raporti me 17 faqe i mazhorancës: Argumentet pse refuzohet kërkesa e...
Burimi:
top-channel.tv