‘Lista e zezë e qeverisë’, Teliti: Si i mban peng shteti fituesit e gjyqeve, paguhen dy persona për një vend pune…

‘Lista e zezë e qeverisë’, Teliti: Si i mban peng shteti fituesit e gjyqeve, paguhen dy persona për një vend pune…

Administrata publike shqiptare përballet me një fenomen alarmues, ku qindra punonjës që kanë fituar të drejtën e rikthimit në punë me vendim gjykate, mbahen në një listë pritjeje të pafundme, ndërkohë që vazhdojnë të paguhen nga buxheti i shtetit. Sipas ekspertit të PD Dorjan Teliti që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, problemi nuk qëndron te mungesa e mundësive për të sistemuar këta punonjës, por te një “mungesë e qartë vullneti” nga ana e institucioneve. Punonjësit, të cilët kanë fituar gjyqet kundër largimeve të padrejta nga puna, paguhen rregullisht çdo muaj, por nuk u lejohet të kthehen në pozicionet e tyre. Në të njëjtën kohë, paguhet edhe personi që aktualisht mban atë vend pune, duke shkaktuar një dëm të...