Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Lirohen protestuesit e opozitës, gjykata e quan të paligjshëm arrestimin e tyre
Gjykata Penale liroi katër protestuesit e arrestuar të hënën në tubimin e Partisë Demokratike. Dhoma Penale vendosi që ta quajë të paligjshëm arrestin e tyre, duke u hequr masat e sigurisë. Në këto kushte, Albi Kryeziu, Erlis Sina, Xhekson Dedaj dhe Artan Hysenaj u liruan menjëherë nga qelia ku mbaheshin të izoluar që më datë 22 dhjetor. Ata u ndaluan nën dyshimet se kishin kryer veprat penale: goditje për shkak të detyrës dhe prishje të qetësisë publike./vizionplus.tv