“Linda e AKSH-it dhe Bela e rrugëve, janë mbi ligjin”/ Protesta Këlliçi: Të tregojmë se nuk jemi skllevër të Edi Ramës

“Linda e AKSH-it dhe Bela e rrugëve, janë mbi ligjin”/ Protesta Këlliçi: Të tregojmë se nuk jemi skllevër të Edi Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ndau sot një thirrje drejtuar qytetarëve shqiptarë, disa orë para nisjes së protestës së opozitës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçit thekson se qytetarët kanë një arsye të fortë për t’iu bashkuar protestës, për t’i treguar kryeministrit Edi Rama se nuk janë skllevër të regjimit të tij. Këlliçi shton se Shqipëria dhe shqiptarët po sfidohen rëndë nga arroganca qeveritare, nga shkelja e parimeve dhe normave ligjore e kushtetuese. Belind Këlliçi: “Dy bashkëpunëtoret më të afërta të Edi Ramës janë sot të lira për të bërë gjithçka për çka janë marrë të pandehura. Linda e AKSH-it dhe Bela e rrugëve, e parqeve fotovoltaike & tigrave Bangladeshas, janë mbi ligjin, mbi shoqërinë, mbi qytetarët edhe pse njëra hetohet për 1.1...