No Image Available

Ligji sot, udhëzimet mot!

Ligji sot, udhëzimet mot! Për disa vite me radhë, qeveria tentoi të çonte përpara një amnisti fiskale, por çdo herë u përball me kundërshtimin e institucioneve ndërkombëtare. Argumenti ka qenë i njëjtë: një falje e tillë dëmton disiplinën fiskale, krijon pabarazi dhe minon besimin te sistemi. Por kur një derë mbyllet, shpesh hapet një tjetër. Në fund të vitit të kaluar, ajo që nuk u arrit si “amnisti”, u rikthye si “paqe fiskale”. Në paketën fiskale u miratua ligji për marrëveshjen e paqes fiskale dhe një tjetër për fshirjen e detyrimeve, i shoqëruar me një narrativë të kujdesshme politike: nuk bëhet fjalë për amnisti, por për fshirje detyrimesh. Megjithatë, thelbi mbetet i njëjtë. Paqja fiskale dhe fshirja e një pjese të konsiderueshme të borxhit tatimor,...