“Ligji për Parkun Teknologjik “Durana” favorizon kompanitë virtuale”, PD për projektin: Shkelen standardet e Bashkimit Europian
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo deklaron se projektligji për Parkun Teknologjik ‘Durana’ rrezikon transparencën dhe përputhshmërinë me Bashkimin Europian. Bozdo bëri të ditur se që prej 13 janarit i është drejtuar me kërkesë zyrtare Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit për informacion mbi kompanitë e regjistruara virtualisht në Parkun Teknologjik të Duranës në Xhafzotaj, përfshirë pronarët dhe përfitimet fiskale. Sipas tij, edhe pse ligji detyron kthimin e përgjigjes brenda 15 ditësh, pas afro tre muajsh nuk është dhënë asnjë informacion. Ai theksoi se dhënia e lehtësive fiskale për kompani që operojnë vetëm virtualisht bie ndesh me standardet ndërkombëtare si OECD dhe praktikat e Bashkimi Evropian, të cilat synojnë të parandalojnë shmangien e taksave. Deklarata e plotë: Në 13 janar të këtij viti, në funksionin tim...
Burimi:
top-channel.tv