‘Ligji i mazhorancës’/ Kalaja: RTSH Shkolla po promovon axhendën LGBTQ në prime time
Aktivisti Aulon Kalaja nga studioja e emisionit 'Kafe Shqeto' tha se opozita ka hyrë në një betejë politike dhe ligjore për të ndalur atë që ai e cilëson si “ndikim të rrezikshëm mbi fëmijët në shkolla”, duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë për miratimin e ligjeve që hapin rrugën për ndërhyrje të dëmshme në edukimin e të rinjve. Kalaja u shpreh se projektligji i ri i propozuar nga opozita synon të rikthejë kontrollin tek familja dhe prindërit, duke i dhënë atyre rol vendimtar në përmbajtjen që u ofrohet fëmijëve në institucionet arsimore. Ai theksoi se ndryshe nga iniciativa aktuale, mazhoranca në muajt shtator-tetor ka kaluar me 77 vota një ligj që lejon depërtimin e organizatave të ndryshme në shkolla, të cilat promovojnë axhenda që ai i konsideron problematike për...
Burimi:
syri.net