Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Letra higjienike dhe domate drejt Bashkisë/ Qytetari: Balluku, Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi vodhën 3…5 mln euro
Vijoi edhe sot protesta e banorëve të Durrësit para godinës së Bashkisë, në lidhje me situatën e rëndë të krijuar pas përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut, që prej ditësh kanë lënë zona të tëra të qarkut nën ujë. Protestuesit kanë bërë thirrje për mobilizimin e bashkëqytetarëve, ndërsa në shenjë revolte kanë hedhur domate dhe letra higjienike drejt godinës së bashkisë. Sipas tyre, situata është pasojë e mungesës së investimeve serioze në infrastrukturën e kanalizimeve. Gjatë protestës ka pasur edhe tensione, pasi pretendohet se një prej protestuesve është shoqëruar në komisariat nga policia, pasi ka hedhur një kapsollë. Një nga protestuesit bëri edhe një krahasim me një rast të mëparshëm, duke përmendur zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ai deklaroi se, sipas tij, kur Ballukut iu lehtësua...