Letra e Merz për zgjidhje inovative për anëtarësimin e ballkanit në BE, Rama: Kandidatët nuk duhet të ndahen. Kos: Frytdhënëse letra e tij

Letra e Merz për zgjidhje inovative për anëtarësimin e ballkanit në BE, Rama: Kandidatët nuk duhet të ndahen. Kos: Frytdhënëse letra e tij

Gjermania propozoi pak ditë më parë zgjidhje inovative për vendet kandidate për në Bashkimin Europian që vijnë nga Ballkani Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria. Në letrën drejtuar Bashkimit Europian, Kancelari Merz foli për përshpejtimin e procesit të vendeve candidate, ndërkohë që propozoi krijimin e një statusi të ri për Ukrainën në Bashkimin Evropian, si një hap të ndërmjetëm drejt anëtarësimit të plotë në bllok. Sipas një letre drejtuar liderëve të BE-së, Merz sugjeron që Ukrainës t’i jepet statusi i “anëtarit të asociuar”, i cili do t’u lejonte përfaqësuesve ukrainas të merrnin pjesë në samitet dhe takimet ministrore të BE-së, por pa të drejtë vote. Përmbajtja e kësaj letre nuk u la pa u komentuar edhe në konferencën për shtyp në Bruksel mes kryeministrit Rama, komisioneres...