‘Legjenda’ e dy avionëve zjarrfikës në Shqipëri
Në Shqipëri, verat e fundit kanë sjellë gjithnjë rrezikun e zjarreve që përpijnë mijëra hektarë pyje e kullota, duke lënë pas dëme të mëdha mjedisore. Paralelisht me këtë kërcënim të përsëritur, premtimi për krijimin e një kapaciteti ajror zjarrfikës ka mbetur i pambajtur. Në janar 2026, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, deklaroi se Shqipëria ishte ende në proces për sigurimin e avionëve zjarrfikës, duke ndryshuar afatet e mëparshme të shpallura nga qeveria. “Po blejmë dy avionë zjarrfikës, në terma afatmesëm do kemi katër. Në buxhetin 2026 është buxheti për 2. Jemi duke negociuar kontratën”, deklaroi Vëngu. Sipas tij, synimi ishte që njëri prej avionëve të mbërrinte gjatë këtij viti, por ai pranoi se operacionalizimi i plotë mund të kërkonte më shumë kohë. “Afati...
Burimi:
syri.net