Le Iene thirrje Ramës: Ndalo Call Center-at mashtruese, vëllai juaj i përfshirë!

Le Iene thirrje Ramës: Ndalo Call Center-at mashtruese, vëllai juaj i përfshirë!

Ashtu siç ishte paralajmëruar, sonte në emisionin investigativ “Le Iene”, që transmetohet në Italia 1, është publikuar një investigim i përbashkët me emisionin “Piranjat” që zgjat prej disa muajsh. Në këtë investigim të radhës, gazetari Luigi Pelazza është rikthyer në Tiranë pas një operacioni të përbashkët me SPAK, pas të cilit ishin arrestuar 8 persona. Duke ndjekur gjurmët e call centerave që janë shpërndarë në çdo lagje të Tiranës, gazetari ka bërë një vlerësim në numra, ku sipas tij janë të përfshirë rreth 25 mijë operatorë dhe konsulentë mashtrues, të cilët pasurohen çdo ditë duke vjedhur europianët. Një biznes kriminal që vlerësohet diku tek 500 milionë euro në muaj, shumë kjo e ngjashme me atë të një organizate të fuqishme të trafikut të kokainës. Gazetari Pelazza ka rikthyer...