Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Lapaj: Rama më ka ofruar të jem zv/kryeministër
Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj zbuloi se i është ofruar një post i lartë qeveritar nga kryeministri Edi Rama, ofertë të cilën ai thotë se e ka refuzuar. Sipas Lapajt, në datën 30 qershor dhe gjatë javës së dytë të korrikut, kryeministri Rama i ka bërë dy herë ofertë për t’u bashkuar me qeverinë. “Më është ofruar posti i zëvendëskryeministrit dhe dy ministri, njëra prej tyre Ministria e Bujqësisë. Këtë nuk e mohojnë dot, le të dalë ta mohojë,” u shpreh ai në News 24. Lapaj theksoi se oferta është paraqitur si pjesë e tezës për krijimin e një qeverie me bazë të gjerë, me qëllim përshpejtimin e integrimit evropian dhe për të krijuar, sipas tij, “nuanca demokratike”, duke përfshirë të rinjtë në...