Lamallari reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: Magjistratët kanë detyrim të shmangin shfaqjen e bindjeve politike në publik

Lamallari reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: Magjistratët kanë detyrim të shmangin shfaqjen e bindjeve politike në publik

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale pas një shkrimi të publikuar prej gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Florjan Kalaja. Ky i fundit ka thënë mes të tjerash në një artikull, se procesi për Kodin e ri Penal është fasadë. Ministri i Drejtësisë hedh poshtë akuzat e magjistratit teksa thekson se “procesi i ndryshimeve në Kodin e ri Penal ka qenë i hapur, gjithëpërfshirës dhe i dokumentuar, me pjesëmarrjen e ekspertëve, profesionistëve të drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë”. Lamallari ndonëse nuk e përmend me emër nominalisht gjyqtarin e GJKKO, Florjan Kalaja, i cili është ndërkohë edhe vëllai i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, i kujton atij se me reagimin...