Lamallari: Përmirësim të trajtimit financiar dhe rritje të kushteve të punës për zjarrfikësit

Lamallari: Përmirësim të trajtimit financiar dhe rritje të kushteve të punës për zjarrfikësit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka bërë të ditur se qeveria ka miratuar vendimin që synon të përmirësojë trajtimin financiar dhe kushtet e punës për punonjësit e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit. Sipas deklaratës së ministrit Lamallari, vendimi garanton një trajtim më të drejtë dhe motivues për orët shtesë, punën gjatë natës, në ditët e pushimit dhe festat zyrtare. Gjithashtu, Lamallari shpjegon kjo vendos edhe standarde të qarta për mbrojtjen e efektivëve nga mbingarkesa në punë. “Një lajm i mirë për ata që janë në vijën e parë sa herë që qytetarët kanë nevojë, që përballen me zjarrin, rrezikun dhe çdo situatë emergjente, pa kursyer asgjë nga vetja”, tha ministri Lamallari. Ai e cilësoi vendimin si “një hap tjetër domethënës” në përmbushjen e angazhimeve...