Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur urdhrin për masa disiplinore ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme. Konkretisht ndaj noterit J.Gj në Devoll u dha masa “vërejtje me paralajmërim për heqje licence” dhe gjobë në vlerën 500.000 lekë të reja. Fillimi i hetimit disiplinor ndaj noterit nisi pas denoncimit në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan. Ndaj noteres V.D në Fier është dhënë masë “vërejtje me paralajmërim për heqje licence” dhe gjobë 500.000 lekë të reja. Për noteren M.V në Tiranë është dhënë masa “vërejtje” Veç 3 noterëve, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur masë me gjobë ndaj dy ndërmjetësve të licencuar të pasurive të paluajtshme në Tiranë, me vlerë përkatësisht 100.000 lekë të reja dhe 50.000 lekë të reja....