Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Lajme të mira nga SHBA”, avokati: SPAK të merret me bëmat e Berishës e Metës!
Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe ligjore në vend, duke u ndalur te çështja e dëmshpërblimit të qytetarëve të prekur nga përmbytjet, si dhe te përgjegjësitë e ish-zyrtarëve të lartë për ngjarje të rënda në të kaluarën. Beqiri theksoi se marrja përsipër e dëmshpërblimeve nga qeveria aktuale është një hap pozitiv, ndërsa akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha për mungesë përgjegjësie ndaj qytetarëve gjatë qeverisjes së tij. Gjithashtu, ai bëri të ditur se ka marrë sinjale pozitive lidhur me letrën drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ku kërkon hetim për krime të pretenduara të Berishës, Ilir Metës dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke kërkuar një rol më aktiv të SPAK në zbardhjen e ngjarjeve...