Lajm i mirë për fermerët! Të hënën nisin aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë
Ministria e Bujqësisë do të hapë më 25 maj aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë për këtë vit, duke iu dhënë mundësi fermerëve për të përfituar mbështetje për bagëtitë, bletarinë apo edhe të mbjellat. Lajmi u dha nga Ministri Andis Salla në Kuvend gjatë një interpelance. “Skema kombëtare e mbështetjes për vitin 2026, aplikimet për të cilën fillojnë në datën 25, pra ditën e hënë, është hartuar pas konsultimeve dhe dëgjesave me fermerët në të gjithë vendin. Kjo skemë është ndërtuar mbi nevojat dhe prioritetet e zhvillimit të sektorit, duke balancuar dy komponentë kryesorë: mbështetjen me grante për investime dhe pagesat direkte për fermerët”, tha Salla. Skema e këtij viti vjen me një fond prej 5.2 miliardë lekë synon financimin edhe të fermave të vogla....
Burimi:
javanews.al