La në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut, zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

La në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut, zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur të plotë vendimin për rastin e Belinda Ballukut të marrë më 6 shkurt, ku gjyqtarët u ndanë 4 me 4 dhe për shkak se nuk u arrit shumica, ankimi i kryeministrit Edi Rama u rrëzua dhe u kthye në fuqi masa e pezullimit nga detyra. Pjesë nga vendimi i Kushtetueses për Belinda Ballukun Kërkuesi ka pretenduar se midis tij dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe GJKKO-së së Shkallës së Parë, nga ana tjetër, ka lindur një mosmarrëveshje kompetence, sipas shkronjës “ç” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës, pasi pezullimi i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë cenon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave në disa nga fushat e përgjegjësisë së tij, si dhe ndërhyn në kompetencat e...