Kuvendi zbardh rendin e ditës për seancën plenare të 11 qershorit/ Interpelancë me kryeministrin Rama dhe disa ministra
Është zbardhur rendi i ditës i seancës plenare që do të mbahet ditën e enjte, 11 qershor 2026, në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo që bie në sy, është se gjatë së enjtes do të mbahen 5 interpelanca me përfaqësuesit e Qeverisë, përfshi interpelancën me kryeministrin Edi Rama, të kërkuar nga deputeti Agron Shehaj. Gjithashtu të enjten do të mbahet interpelanca me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, e kërkuar nga një grup deputetësh të PD-së; interpelanca me ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të PD-së; interpelanca me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo; interpelanca me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri; Në rendin e ditës për seancën...
Burimi:
sot.com.al