No Image Available

Kuvendi pranon sulmin nga hakerat iranianë: Janë fshirë disa të dhëna, infrastruktura kryesore s’është prekur

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë ka konfirmuar sulmin kibernetik nga hakerat e ‘Homeland Justice’. Sulmi kibernetik raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme (9 mars), ku është vënë re një hyrje e paautorizuar në rrjet dhe fshirja e një pjese informacionesh në disa llogari. Kuvendi bën me dije se sulmi ka pasur si synim fshirjen e të dhënave dhe cenimin e sistemeve të brendshme, por rezulton se infrastruktura kryesore e punës nuk është prekur. Kuvendi sqaron se për këtë situatë është ngritur një skuadër teknike dhe hetimore që po punon për analizimin e plotë të incidentit, identifikimin e burimit të sulmit dhe rikthimin e të dhënave të prekura. Kuvendi i Shqipërisë:  Në përgjigje të interesimit të medias, Kuvendi i Shqipërisë informon se mbrëmjen e djeshme, rreth orës...