Kuvendi do të votojë për Ballukun! Berisha zbulon orën e protestës: Në 10:00 të gjithë shqiptarët para Parlamentit!
Sali Berisha TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar se protesta e radhës e PD, e planifikuar për datën 12 mars do të zhvillohet në orën 10:00. Berisha bëri thirrje për të gjithë shqiptarët që të mblidhen para Parlamentit. Sali Berisha: Më 12 mars të gjithë shqiptarët para Parlamentit, është dita e përmbysjes së madhe të narkoregjimit. Në orën 10 e gjithë Shqipëria te Parlamenti. Në seancën plenare të 12 marsit pritet që dy raportet e PS dhe PD, ku argumentojnë arsyet se përse refuzojnë kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut apo pranojnë kërkesën, të votohen në Kuvend, ditë kur edhe PD ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste.
Burimi:
zeri.ai