Kuvendi, debat për “Ballukun”/ PS dhe PD kanë përgatitur raporte të ndryshme për kërkesën e SPAK
Demokratët ishin përgatitur t’i hiqnin sot imunitetin Belinda Ballukut, por kërkesa e SPAK nuk ishte në planet e socialistëve. Gazment Bardhi akuzoi shumicën se po synon të djegë afatet me qellim mbrojtje e ish zëvendëskryeministres. Taulant Balla i kërkoi homologut demokrat të bëjë durim. Raporti i mazhorancës do jetë gati për seancën e 12 marsit. Nga përplasja për imunitetin në atë për rregulloren e Kuvendit, socialistet kanë gati draftin e ri, pas vendimit të gjykatës Kushtetuese. Seanca plenare iu rikthye shume shpejt normalitetit, por Sali Berisha premton se më 12 mars kryefjalë e demokratëve ne parlament do jetë protesta. Jo për largimin e Ballukut, por të Ramës. “Shqiptarët mblidhen më 12 mars për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe çdo protestë do ketë vetëm...
Burimi:
top-channel.tv