Kuvend dhe protestës! AXHENDA e 12 marsit: Pika e parë e rendit votimi pro ose kundër arrestimit të Ballukut
Belinda Balluku TIRANË- Të enjten e 12 marsit, në Kuvendin e Shqipërisë do të votohen raportet e Partisë Demokratik dhe asaj Socialiste lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Në njoftimin e rendit të ditës, Kuvendi bën me dije se votimi i raporteve do të jetë pika e para, fill pas nisjes së seancës në ora 10:00. Po në të njejtën orë opozita ka lajmëruar protestën e radhës kombëtare përpara Kuvendit. Para prezantimit të dy raporteve të përgatitur nga PD dhe PS në Këshillin e Mandateve, do të shprehet deputetja Belinda Balluku. Partia Socialiste nuk i ka dhënë autorizimin SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Në raport nënvizohet se nuk ka asnjë provë që Balluku të ketë intimiduar dëshmitarë dhe as nuk ka...
Burimi:
zeri.ai