Kushtetuesja ende pa vendim/ Kuvendi shtyn mbledhjen e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Ballukut

Kushtetuesja ende pa vendim/ Kuvendi shtyn mbledhjen e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Ballukut

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ishte parashikuar të mblidhej sot në orën 12:00 për të shqyrtuar çështjen e imunitetit të zv.kryeministres, Belinda Balluku. Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin “Në mbështetje të nenit 73 të Kushtetutës, nenit 13, pika 5, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, si dhe duke marrë në konsideratë se në mbledhjen e parë të Këshillit, të zhvilluar më datë 19.12.2025, deputetë anëtarë të këtij këshilli kanë kërkuar që shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “për dhënie e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”, të lidhet me marrjen dhe vlerësimin paraprak të vendimit përkatës të...