Kursi i Sigurisë dhe Mbrojtjes në Tiranë, Begaj: Me rëndësi stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Kursi i Sigurisë dhe Mbrojtjes në Tiranë, Begaj: Me rëndësi stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Në Tiranë po zhvillohet Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave tona të Armatosura. Këtë të hënë, më 18 maj, presidenti i Republikës Bajram Begaj priti në një takim pjesëmarrësit e këtij kursi, ku bëjnë pjesë përfaqësues të institucioneve të sigurisë kombëtare, ushtarake shqiptare dhe vendeve aleate e partnere nga Bullgaria, Greqia, Turqia, Italia, Hungaria, Kroacia, Kosova, Polonia dhe Jordania, të cilët janë pjesë e një prej programeve më të rëndësishme që ofron sistemi arsimor ushtarak shqiptar. Presidenti Begaj përgëzoi Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë për zhvillimin e këtij kursi, teksa vlerësoi frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, ndërtimin e besimit dhe krijimin e lidhjeve midis përfaqësuesve të profesionistëve civilë dhe ushtarakë nga agjenci dhe vende të ndryshme....