Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Logjika e suksesit vetem me arrestim e ktheu ndarjen e pushteteve në formalitet dhe pushtetin ekzekutiv në spektator Nga Baton Haxhiu Kur u ndërtuan SPAK dhe gjykatat e reja, në një nga situation room-et e ambasadave që mbështetën reformën, qarkullonte një logjikë e thjeshtë suksesi. Nëse burgosen grupet kriminale, kjo është arritja e parë. Nëse procedohen deputetë dhe kryetarë bashkie, kjo është pika e argjendtë. Por nëse arrestohet një ministër, atëherë arrihet pika e artë, sepse fitohet pesha institucionale dhe fryma popullore që legjitimon sistemin e ri të drejtësisë. Kjo logjikë, e ndërtuar si motivim për sukses, me kalimin e kohës u kthye në standard psikologjik të veprimit të prokurorisë dhe në pritshmëri të publikut. Arrestimi i ministrit nuk shihej më si përjashtim i rëndë...