Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Kumbaro: Mësimi i pezulluar në 54 shkolla për arsye sigurie, procesi nën kontroll
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile, ka dhënë një panoramë të plotë mbi gjendjen e shkollave. Ajo deklaroi se “sot mësimi është i ndërprerë në 54 shkolla në të gjithë vendin, kryesisht në qarkun e Durrësit në zonat si Krujë, Sukth, Katund i Ri apo edhe në Fier, Gjirokastër e Vlorë. Mes tyre prej tre ditësh mësimi është i pezulluar edhe në Universitetin e Durrësit ‘Aleksandër Moisiu’ për shkak të përmbytjes”. Kumbaro shpjegoi se komunikimi me drejtorët e shkollave dhe mësuesit është bërë në mënyrë të vazhdueshme, duke u mbështetur në rrjetin e komunikimit të ngritur për situata emergjente. “Kemi qenë në kontakt për çdo orë për situatën nëpër shkolla në zonat ku u përballëm me këtë situatë. Kemi...