“Kujdes se do keni fatin e atij Hoxhës”, plas e qeshura pas përgjigjes së deputetit të PS ndaj Berishës: Po pse të kam zhgënjyer unë ty?
Mes tensionesh dhe batutash është shoqëruar seanca e sotme e Kuvendit. Gjatë fjalës së tij sot në seancë ndër të tjera Sali Berisha iu drejtua ministres Albana Koçiu duke i thënë “ Kujdes se do kesh fatin e atij Hoxhës”, duke iu referuar deputetit Ervin Hoxha. Ndërkohë ish-ministri Hoxha iu përgjigj Berishës duke i thënë me ironi: Po pe s’ke besim ti te unë? Po pse unë nga ministër u bëra deputet, nuk ke besim? Nuk është rrugëtim i mirë ky? Po pse të kam zhgënjyer unë? Pas këtyre komenteve, në sallë kanë shpërthyer të qeshurat. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv