Kufizohet praktika “arrest në burg”, ministri Gogu: Vendimi na çon drejt standardeve europiane
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në një intervistë për Report TV deklaroi se Tirana do të jetë mikpritëse e sesionit hapës të Kongresit Botëror të Ligjit, një nga forumet më të rëndësishme globale të jurisprudencës, duke theksuar se Shqipëria po hyn në një fazë të re në arenën ndërkombëtare të drejtësisë. Gogu u shpreh se organizimi i këtij eventi në Tiranë nuk është rastësor, por lidhet drejtpërdrejt me rezultatet e reformës në drejtësi gjatë dekadës së fundit.“Shqipëria nuk është më një vend që kërkon modele, por një vend që ka reformuar sistemin e vet dhe tani kontribuon në dialogun global për sundimin e ligjit”, u shpreh ministri.Ai theksoi se në fokus të diskutimeve do të jetë roli i drejtësisë për qytetarin, duke nënvizuar se sfida...
Burimi:
javanews.al