Kuçana flet për përplasjen me Berishën: Nëse s’të bekon Flamur Noka, nuk bën karrierë në PD
Ish-kandidatja për deputete e PD-së dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana, sqaroi përplasjen që pati me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Kuçana tha se kishte paraqitur një rezolutë, e cila, sipas saj, nuk u mor në shqyrtim nga drejtuesit e mbledhjes. “Unë i kërkova kryetares së Këshillit Kombëtar të më jepte fjalën për të paraqitur rezolutën, që më pas t’u kalonte anëtarëve për votim. Ajo kishte vetëm rol rregullator, por refuzoi ta lexonte, edhe pse e kisha depozituar 24 orë më parë. Rezoluta përmbante tre propozime kryesore. Pika e parë kishte të bënte me hapjen e Partisë Demokratike dhe dëgjimin e zërit të protestuesve. E dyta ishte ngritja e një fronti intelektual dhe një fronti studentor, jo domosdoshmërisht me...
Burimi:
ntv.al