“Ku ndryshojmë nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ditën e sotme tha se prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës. Ai shtoi se rezultatet e punës në dy sektorë të rëndësishëm si Infrastruktura dhe Energjia janë meritë e gjithë skuadrës qeverisëse, jo vetëm e një individi. “Të gjithë ata që kanë bërë detyrën e tyre, përfshirë edhe ministren, meritojnë vetëm respekt. Atyre njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, me kushtin që të mos jenë pjesë trumës së qorrave dhe me molotovë në gojë dhe duar, por që mund të jenë mbështetës tanë, siç mund të mos jenë mbështetës tanë dhe që sidoqofshin, e kanë gjykuar pa gjyq, dënuar pa i dhënë as të drejtën të mbrohet në gjykatë për...
Burimi:
javanews.al