“Ku ishin ambientalistët kur në Nartë gjuhej me dinamit?” Ministrja: Duhet të jesh anti-shqiptar ta pengosh investimin

“Ku ishin ambientalistët kur në Nartë gjuhej me dinamit?” Ministrja: Duhet të jesh anti-shqiptar ta pengosh investimin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili ka folur mbi investimin që pritet të realizohet në Zvërnec dhe protestat që e kundërshtojnë këtë iniciativë. Duke iu drejtuar gjithë organizatave ambientaliste që shqetësohen për fatin e flamingove në Lagunën e Nartës, Ismailaj tha se deri në vitin 2012, zona jo vetëm që nuk kishte flamingo e pelikanë, por nuk kishte as peshk. Kjo sipas ministres, për shkak të politikave të gabuara të qeverisë së kohës për mjedisin, por edhe për shkak të peshkimit duke përdorur dinamit. Ismailaj shtoi se u desh 12 vite punë e qeverisë socialiste që biodiversiteti në atë zonë të pasurohej dhe sipas saj, as nuk duhet menduar se investimi që pritet të kryhet në Zvërnec, do të ‘godasë’ florën dhe...