Kryeministri Rama promovon raftingun në Drinin e Zi si potencial turistik për Dibrën

Kryeministri Rama promovon raftingun në Drinin e Zi si potencial turistik për Dibrën

Sporti i rafting në lumin Drin i Zi ka nisur në Dibër, duke sjellë një aventurë që ndërthur natyrën e egër, adrenalinën dhe bukurinë e paprekur të zonës. Ky aktivitet po kthehet në një atraksion të veçantë për turistët vendas dhe të huaj, të cilët kërkojnë përvoja autentike në Shqipërinë veriore. Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale një video nga rafting në Drinin e Zi, duke e cilësuar këtë eksperiencë si një aventurë që bashkon natyrën e egër, energjinë e sportit dhe bukurinë e paprekur të luginës së Dibrës. Ai theksoi se rafting në këtë zonë është një mundësi e re për zhvillimin e turizmit të aventurës dhe për promovimin e Shqipërisë si destinacion natyror. “MIRËMËNGJES dhe me fillimin e sezonit të rafting...