Kryeministri i Maqedonisë së Veriut nderon heronjtë e Luftës së Dytë Botërore në Pustec
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar një vizitë në Tuminec të bashkisë Pustec, ku ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për heronjtë e rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në fjalën e tij, Mickoski u bëri thirrje për ruajtjen e vlerave të identitetit kombëtar dhe theksoi rëndësinë e bashkimit të të gjithë faktorëve shoqërorë e politikë. Ai deklaroi se populli maqedonas, pavarësisht kufijve dhe sfidave historike, ka arritur të ruajë gjuhën, kulturën, traditat dhe identitetin e tij ndër vite. “Sot nuk jemi mbledhur vetëm para një monumenti. Sot jemi mbledhur para dëshmisë, para historisë që nuk mund të fshihet, sepse është shkruar me sakrificë, me guxim dhe me dashuri për Maqedoninë. Ky monument në Tuminec u kushtohet heronjve maqedonas, pjesëmarrës në luftën...
Burimi:
javanews.al