Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Ky është gjyq politik! Çfarë s’të vret, të bën më të fortë

Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Ky është gjyq politik! Çfarë s’të vret, të bën më të fortë

“Këtë verë s’ka pushime”, tha Monika Kryemadhi gjatë deklaratës për mediat pas seancës në GJKKO. Ndërkohë, gazetarëve iu ra në sy përdorimi i termave juridikë nga ana e Monika Kryemadhit. E pyetur nëse është juriste, ish-deputetja tha se ka studiuar për degë plotësisht të ndryshme, por “e ka detyruar halli.”Gjyqin, që e cilësoi politik, tha se familja do ta kalojë sepse “çfarë s’të vret, të bën më të fortë.” “Ç’të sjell halli nuk të sjell asgjë tjetër. I besoj dhe vlerësoj jashtëzakonisht avokatët, bëjnë punë të jashtëzakonshme. Dosjen duhet ta lexojë vetë i pandehuri, vetëm ai e di rrjedhën e ngjarjes. Çështja jonë është politike. Është një gjyq politik, hall që i ra familjes sime, do ta heqim. Çfarë s’të vret të bën më të...