Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

Kreshnik Spahiu mendon se protesta kundër investimit në Zvërnec po përdoret nga mediat e huaja duke u përkthyer si protestë kundër Donald Trump. Sipas argumentit të juristit të cilin e parashtron në “Repolitix” në Report Tv, këto janë pasojat që Europa po ushtron mbi Shqipërinë pas anëtarësimit të saj në Bordin e Paqes që themeloi Donald Trump. Kreshnik Spahiu: Në gjithë BE kjo protestë përkthehet në protestë anti-Trump. Asnjë nuk po thotë që po votohet për demokraci ose sistem politik. Të gjithë thonë Shqipëria kundër Trump. Edi Rama s’ka të drejtë të reagojë kështu sepse duhet t’i kishte marrë parasysh reagimet ditën kur firmosi Bordin e Paqes me Trump kur Europa e kundërshtoi. E kam thënë që nga dita e parë, do të ketë pasoja....