Kremtohet 75-vjetori i krijimit të Forcës Ajrore, Begaj: Kapitull i ri për FA! Ministri Nufi: Pas dy dekadash rikthejmë Shkollën e Aviacionit në Vlorë
Në bazën ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë, u zhvillua ceremonia e 75-vjetorit të krijimit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar. Në këtë ceremoni jubilare morën pjesë President i Republikës Bajram Begaj, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari, ministri i Pushtetit Vendor Ervin Demo, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA gjenerallejtënant Arben Kingji, drejtues të lartë të Forcave të Armatosura, përfaqësues nga Shoqata e Veteranëve të Aviacionit, familjarë të Dëshmorëve të Atdheut etj. Presidenti i Republikës Bajram Begaj gjatë fjalës përshëndetëse, vlerësoi se transformimi i Forcës Ajrore nuk do të kishte qenë i mundur pa mbështetjen e aleatëve duke theksuar partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke folur për modernizimin e Forcës Ajrore, Presidenti Begaj e cilësoi planin si ambicioz...
Burimi:
javanews.al