KQZ raporton tek “Ligjet”, Bylykbashi: Shteti dhe krimi jashtë zgjedhjeve. Gjiknuri: Teknologjia të implementohet në më shumë qendra

KQZ raporton tek “Ligjet”, Bylykbashi: Shteti dhe krimi jashtë zgjedhjeve. Gjiknuri: Teknologjia të implementohet në më shumë qendra

Raportimi vjetor i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u kthye në një debat mes mazhorancës dhe opozitës për standartet e zgjedhjeve në Shqipëri. Megjithatë shqetësimet e demokratëve dhe ato të socialistëve ishin krejt të ndryshme e pa asnjë pikë takimi. Opozita i sheh problemet e procesit para se vota të hidhet në kuti, dhe nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi vuri në dukje se shteti dhe krimi duhet ta dalin jashtë zgjedhjeve. Bylykbashi i cili është drejtues politik në qarkun e Durrësit, solli eksperiencën e tij në zgjedhjet e 11 majit dhe problemet që sipas tij janë më të mprehta. “Prezenca e grupeve kriminale në vendumërime, gjatë numërimit që prodhon presion mbi numëruesit ishte e tillë që unë ua kam thënë atëhere me gjysëm shakaje,...