Kosova drejt një krize të re: Kuvendi nuk plotëson kuorumin për të zgjedhur presidentin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbyllur seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit në mungesë të kuorumit. Opozita bllokoi në bllok seancën. "Me këtë rast nuk ka kuorum për të vazhduar më tutje me votimin. Disa herë në këtë seancë bëra thirrje të vinë deputetë. rrjedhimisht nuk i kemi dy të tretat e deputetëve nga 120 deputetë. Nuk mund të vazhdojmë me votimin e raundeve. e ndërpresë seancn, dhe e vcazhdojmë në qofët se plotësohen kushtet. Falemnderit shihemi në seancat e radhës", - tha Haxhiu. Kështu duket se Kosova do të futet përsëri në një ngërç politik dhe krizë të re zgjidhja e së cilës mund të çojë vendin përsëri në zgjedhje të parakohëshme.
Burimi:
syri.net