Kontrollet e përbashkëta kufitare, qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton sistemin ”One Stop Shop” me Shqipërinë
Qeveria maqedonase miratoi sot vënien në funksion të sistemit të kontrolleve të përbashkëta kufitare ”One Stop Shop” me Shqipërinë. Me këtë përmbyllet procesi i vendosjes së këtij sistemi me tri shtetet fqinje të Republikës së Maqedonisë së Veriut që nuk janë pjesë e zonës Schengen, duke pasur parasysh se ai tashmë funksionon me Serbinë dhe Kosovën. Për finalizimin e plotë të procesit mbetet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet dy ministrive të Punëve të Brendshme. Zbatimi i sistemit fillimisht do të nisë në pikën kufitare Qafë Thanë, ndërsa më pas do të zgjerohet edhe në pikat e tjera kufitare me Shqipërinë. ”Kjo do të mundësojë kalim më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të sigurt të kufirit shtetëror, veçanërisht gjatë sezonit veror kur rritet ndjeshëm frekuenca...
Burimi:
javanews.al