“Konsensus për territorialen”, Peleshi: Reforma të realizohet që t’i rezistojë kohës 

“Konsensus për territorialen”, Peleshi: Reforma të realizohet që t’i rezistojë kohës 

Krijimi i Komisionit për Reformën Territoriale-Administrative është një hap pozitiv, ndërsa deri tani është vërejtur bashkëpunim mes forcave kryesore politike. Kështu u shpreh Niko Peleshi nga Maliqi, i cili theksoi se synimi është që produkti final i reformës të jetë me dakordësi nga të dyja palët, duke garantuar qëndrueshmëri më të madhe në kohë. “Nëse i referoheni varianteve që besohet se kanë rrjedhur në media nga diskutimet e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku janë prezantuar disa mendime, propozime dhe variante nga anëtarët e Partisë Socialiste në këtë komision, unë nuk mund të nxitoj të jap një vlerësim. Variantet e ndryshme duhet domosdoshmërisht të kemi mundësinë t’i shqyrtojmë të dyja palët, si edhe variantet që mund të paraqiten në komision nga anëtarë të...