Konflikti në Lindjen e Mesme, Presidenca: Po ndjekim zhvillimet e luftës, jeta e çdo qytetari shqiptar është prioritet

Konflikti në Lindjen e Mesme, Presidenca: Po ndjekim zhvillimet e luftës, jeta e çdo qytetari shqiptar është prioritet

Presidenti i Shqipërisë Bajram Befaj po ndjek zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe është në komunikim të vazhdueshëm institucional me të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen. Lajmin e ka bërë me dije Presidenca për Top News, e cila thekson se fokusi është te qytetarët shqiptarë që ndodhen për arsye të ndryshme në rajonin e Lindjes së Mesme. Reagimi i Presidencës për Top News:  Presidenti i Republikës po ndjek në vijimësi me vëmendje të shtuar zhvillimet dhe është në komunikim të vazhdueshëm institucional me të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen. Kreu i Shtetit ka kërkuar informacion dhe është informuar në mënyrë të vazhdueshme mbi masat e marra nga institucionet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes. Presidenti...